Mesazhi “fake” i kreut të ISHP

AKTUALITET


Në situatën e krijuar në vend, shqetësim të madh po sjellin dhe lajmet apo mesazhet e rreme të cilat kanë filluar tashmë të shpërndahen në masë. Këtij virusi, nuk i ka shpëtuar dhe Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, emri i së cilës është përdorur në një SMS që ka qarkulluar mes njerëzve. 

Në mesazhin e shpërndar thuhet:


“Albana Ficon e kemi shoqe. Sapo na telefonoi me përgjërime që deri në fund të kësaj jave të paktën askush të mos dalë nga shtëpia. As për pazar. Është situatë tepër serioze. Tha të lajmëroj sa më shumë njerëz. Shpresoj se e merrni seriozisht këtë mesazh.”

Por i menjëhersëm ka qenë reagimi i ISHP dhe Drejtoreshës Fico, e cila e ka përgenjështruar atë dhe ka bërë apel që të mos shpërndahen mesazhe të sajuara

Instituti i Shëndetit Publik përgënjeshtron mesazhet e qarkulluara këto ditë mbi një korrespondencë personale të drejtoreshës së ISHP mbi situatën aktuale të COVID-19.

Reagimi i Albana Ficos:

Ju lutem mos shpërndani mesazhe të sajuara duke përdorur emrin tim dhe të kolegeve të mij.

NE NUK KOMUNIKOJMË PERSONALISHT APO MIQËSISHT!

Ndiqni burimet zyrtare!!

Është koha të kujdesemi për njëri – tjetrin duke zbatuar masat e distancimit social, higjenën personale dhe respiratore, masat e ndërmarra nga autoritetet për kufizim lëvizjesh!

Na lejoni t’ju ndihmojmë me efektivitet duke na kursyer këto ” lojra”.

https://www.facebook.com/Instituti-i-Sh%C3%ABndetit-Publik-Faqja-zyrtare-1403099393317094/



Skip to toolbar