Mesazhi i Yuri Kim: E ardhmja u përket atyre që e kuptojnë historinë si një …

Më të fundit


Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim shkruan se e ardhmja u përket atyre që e kuptojnë historinë si një shkollë nga e cila merren mësime.

Në një postim në Twitter Kim shkruan se e ardhmja duhet të zgjidhet mbi të kaluarën.

“Shumë diskutim këto ditë rreth historisë. Kur shohim përreth botës, shohim se e ardhmja u përket atyre që e kuptojnë historinë si një shkollë nga e cila duhet të merren mësime – jo një mauzole ose, më keq, një burg që bllokon të gjallët në të kaluarën. Le të zgjedhim të ardhmen mbi të kaluarën”, shkruan Kim në postimin e saj.



Skip to toolbar