Meta dhe Berisha në krizë? Kreu i “Foltores” nuk i përmend emrin aleatit

Më të fundit


Si Ilir Meta një ditë më parë, edhe Sali Berisha këtë të premte mohoi të ketë një krizë mes tyre, edhe pse pas 14 majit, kur aleanca e tyre humbi thellë në zgjedhje, nuk vihet re e njëjta marrëdhënie e ngushtë që kanë pasur përpara.

Në konferencën me gazetarët Sali Berisha iu përgjigj shkurt gazetarëve, kur u pyet nëse në vjeshtë ai do të jetë bashkë apo pa Ilir Metën në krah. Madje, Berisha shmangu të përmend dhe emrin e aleatit të tij, ashtu sikundër bëri dhe kreu i PL-së, të enjten.

““Do të jetë një aleancë e fuqishme që do të përmbyës këtë regjim. Me apo me Ilir Metën? Sigurisht që me kryetarin”

Vjeshta premton të jetë me temperatura të larta edhe për vetë grupet e PD-së, që aktualisht secila është më vete.

Sali Berisha vijon të pres krah hapur grupin e Gazment Bardhin, ndërkohë ky i fundit do të shihet se ku do të pozicionohet pasi Lulzim Basha do të rimarrë postin e lënë pak më shumë se një vit më parë.

“Unë shpresoj se me grupin tjetër, ne do gjejmë mirëkuptim të plotë. Sepse ata, siç e kam theksuar, kanë mbajtur qëndrim të drejtë dhe parimor ndaj primareve. Kurse me pengun e Edi Ramës, vetëm kur të pranojë Edi Ramën në koalicion, apo në bashkëpunim, mund të pranojë pengun e tij”, shtoi ai.

Pritet të shihet si do të jetë vjeshta e opozitarëve, do të jenë bashkë apo edhe më të përçarë se këto dy vitet e fundit



Skip to toolbar