Meta flet për vitin 2100 që të mbrojë Bashën: Ky është rreziku i vërtetë rus

POLITIKË


Kreu i shtetit Ilir Meta ka marrë në mbrojtje kreu e opozitës Lulzim Basha, duke deklaruar se “rreziku i vërtetë rus” është ajo që mund t’i ndodhë Shqipërisë në vitin 2100. Për Presidentin e Republikës është më i rëndësishëm projeksioni më pesimist i OKB se si mund të shpopullohet Shqipëria në vitin 2100, nëse ikjet nga Shqipëria do të jenë sipas krahasimit njëvjeçar 2018-2019, sesa hetimet aktuale për ndërhyrjet ruse në politikën shqiptare. Madje, për kreun e shtetit, kjo është një kambanë alarmi për vendin tonë dhe jo fakti nëse kreu i opozitës ka lobuar në SHBA me para ruse.

“Kambanat e alarmit po bien! Stop shpopullimit të Shqipërisë! Ky është “rreziku i vërtetë rus” që i kanoset vendit! Kjo është sfida më madhore që kërkon urgjent dialog, zgjidhje, dhe kthimin e shpresës për të gjithë shqiptarët! 9 kushtet e Bundestagut janë harta e rrugës së Shqipërisë europiane! Koha është tani! Nuk mund të ketë Shqipëri pa shqiptarë!”, ka deklaruar Meta, dduke bashkëngjitur një shkrim, pikërisht vetëm pak minuta, pasi mazhoranca, nëpërmjet zëvendëskryeministrit Braçe dhe kreut të grupit parlamentar të PS, Balla, kishin publikuar dokumente të reja zyrtare amerikane për lobimin e Bashës në SHBA me paratë ruse. Në këto dokumente deklarohej qartë se Basha nëpërmjet Partisë Demokratike, por dhe kompanive ofshore ka paguar 675 mijë USD për lobim në SHBA. Megjithatë, kjo është më pak shqetësuese për kreun e shtetit sesa një projeksion i përgatitur për vitin 2100, duke marrë për bazë vetëm krahasimin mes dy viteve.



Skip to toolbar