Meta i mërzitur: Zgjedhjet nuk dolën siç doja. Berisha demokrat i thekur

Më të fundit


Presidenti i Republikës Ilir Meta foli nga Korça për dekretimin e qeverisë se re dhe rolin e tij në situatën politike.

I pyetur për deklaratat e tij para zgjedhjeve për çështjen e dorëheqjes, ai tha se është këtu për të respektuar Kushtetutën.

“Situata me demokracinë në vend është në një gjendje problematike, nuk është sic do të donin shumë përshi edhe mua pas 25 prillit, por padiskutimin është më mirë se para 25 prillit, në kushtet e mungesës së një parlamenti kushtetues e funksional. zero opozitës. Aktualisht pas 25 prillit, janë mundësitë për rivendosjen e plotë të demokracisë, për një parlament funksional dhe ai është qëllimi im kryesor.”- u shpreh Meta ndërsa apeloi për kujdes ndaj situatës me pandeminë në vend.

“Të gjithë të jenë të kujdeseshëm në këtë situatë ka një tendencë të përkeqësimit e rikthimit të në vale tjetër”- apeloi Presidenti.

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta komentoi edhe vendimin e Bashes per perjashtimin e Sali Berishes nga grupi parlamentar i PD-se.

”Nuk dëshiroj të merrem me çështje të tilla sepse nuk është kjo detyra ime, sigurisht që Berisha nuk mund të rri të them, doktori është si vera, sa më i vjetër aq dhe më tërheqës e demokrat bëhet. ”- tha Meta.



Skip to toolbar