Meta i thotë burgut: Hapu! Kreu i PL-Dumanit: Ti vagabond, e ke personale me mua

AKTUALITET


Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka rinisur sërish sulmet e drejpërdrejta ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani. Kjo duket se lidhet me dosjen në hetim, ajo për CEZ-DIA për të cilën Meta ka qenë më parë në SPAK dhe thotë se nuk ka lidhje më çështjen.

Ilir Meta i është rikthyer sulmit ballorë ndaj Altin Dumanit dhe duket se aryseja është si më parë, dosja e CEZ-DIA-s, që është në hetim. Për këtë dosje Ilir Meta disa herë në SPAK, siç ka thënë, i thirrur si person që ka dijeni.

“Ti vagabond që e thua e ke personale me Ilir Metën, je një zarr i mcgonigalëve dhe i ramoviçëve.”

Dosja CEZ-DIA ose e mbledhjes e borxheve të vjetra për llogari të CEZ, është rihapur në prill të 2022. Meta thotë se nuk ka lidhje me çështjen por sulmon denoncuesin e kësaj dosje në SPAK.

“Nise CEZ DIA në bazë të denoncimti të një njeriu që është dënuar nga gjykata për dhunë në familje, për një mashturs, për një punonjësi të Damian Gjiknurit…. Pafajësinë e tij, shton Meta e di edhe Dumani për shkak të një procesi të kryer më parë.

“Ti e di shumë mirë që në atë dosje, figuron dhe një prokuror i caktuar nga shteti amerikan, me kërkesë të Mcgonigalit, për të hetuar një projekt për vrasje të një Presidenti në detyrë, vend aleat dhe anëtar i NATO-s. Dhe ti e di shumë mirë se ç’ka ndodhur me këtë çështje, edhe më vjen…. Kur erdhi Prokurori, prani edhe të ministrit të Drejtësisë, u takua me personat, dhe u tha kjo është një fake histori. Po ti nuk ke guxim! Sepse ti nuk ke një gram gjak shqiptar!”

Dosja CEZ-DIA nuk është e vemtja në proces hetimi. Ilir Meta dhe ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi janë në hetim pasuror lidhur me burimin e të ardhurave për lobimin e 700 mijë dollarë në SHBA dhe ndërhyrjet estetike./abcnews.al



Skip to toolbar