Presidenti Ilir Meta vizitoi mëngjesin e së martës zonën e Thumanës e cila është prekur më shumë nga lëkundjet e tërmetit. Meta pa nga afër dëmet e shkaktuara dhe kërkoi që qeveria t’i kërkojë ndihmë institucioneve ndërkombëtare. Presidenti Meta i ka telefonuar kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt, të cilit i ka kërkuar që të sjellë në Shqipëri ekipe emergjence dhe forca xheniere për të nxjerrë njerëzit nga rrënojat dhe godinat e shembura.
“Qeveria t’u kërkojë institucioneve ndërkombëtare ndihmë. Besoj se të gjithë qytetarët tanë do dinë ta përballojnë këtë fatkeqësi me solidaritet, kurajo dhe duke i’u gjendur pranë me çdo mënyrë vëllezërve dhe motrave tona më të dëmtuar”, u shpreh Meta.