Meta kërkon të lirohet nga qelia, ankimon në Apelin e GJKKO masën “arrest me burg”

AKTUALITET


Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka depozituar sot në 28 janar ankim në Apelin e Gjykatës së Posaçme kundër vendimit të 5 janarit, që caktoi për të masën e sigurisë “arrest me burg”. Ankimi është regjistruar në Apelin e Posaçëm më 26 janar, ndërsa Meta kërkon që vendimi i Shkallës së Parë të rishikohet dhe të lejohet lirimi i tij.

Vendimi i Gjykatës së Posaçme, i marrë më 5 janar, e detyroi kreun e Partisë së Lirisë të qëndronte në “arrest me burg”, në kuadër të hetimeve për akuza për korrupsion. Meta dhe avokatët e tij argumentojnë se masa e sigurisë ishte e tepruar dhe se ai nuk paraqet rrezik as për arratisje e as për pengim të hetimeve, raporton për Klan News gazetarja Glidona Daci.

Avokatët e Metës kanë deklaruar se ankimi në Apel do të shqyrtojë në detaje arsyetimin e vendimit të shkallës së parë, duke përfshirë procedurat e ndjekura nga gjykata dhe bazën ligjore të masës së sigurisë

Meta po hetohet për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë, përfshirë përfitime të dyshuara nga kontrata publike dhe lobime jashtë vendit. Hetimi i SPAK ka e ka dërguar ish-presidentin në qeli, ndërsa procesi gjyqësor ndaj tij dhe bashkëpandehurve vijon.

Në të njëjtin proces gjyqësor, ish‑bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi po hetohet gjithashtu nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë. Ajo është lënë me masë sigurie “detyrim paraqitjeje”



Skip to toolbar