Meta kërkon të shkojë në burg/ Kreu i PL kërkon të takojë Fredi Belerin

Më të fundit


Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe nënkryetari Petrit Vasili, i janë drejtuar SPAK me një shkresë ku kërkojnë leje për të takuar kryetarin e zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Belerin, i cili ndodhet në burg.

Në kërkesë thuhet se, i arrestuar ne fjalë, Fredi Beleri, eshte perfaqesues i Koalicionit “Bashkë Fitojme” ku merr pjese dhe Partia e Lirise.

Kërkesa:

KERKUES:

Ilir Metaj Kryetar I Partise së Lirise / Petrit Vasili Deputet I Kuvendit të Shqipërisë

Dhenia e lejes se takimit me te arrestuarin z. Fredi Beleri

OBJEKTI I KERKESES:

BAZA LIGJORE: perfaqesues i Koalicionit “Bashke Fitojme” Nenet 41/1 dhe 43/3/4 te Ligjit nr. 8328, date 16.047.1998 “Per te Drejtat dhe Trajtimin e te Denuarve me burgim” Struktures së Posaçme Anti Korrupsion (SPAK) Prokuroreve te Çeshtjes Znj. Dorina BEJKO dhe Adnan XHOLI

DREJTUAR:

TIRANE

Te nderuar Znj/Z Prokurorë!

Ne bashkëkërkuesit Ilir Metaj dhe Petrit Vasili ne cilësite e pershkruara me siper parashtrojme para Jush kete kerkesë per te na dhene lejen e takimit me Z.Fredi Beleri ne ambientet ku ai ndodhet i arrestuar.

Personi i arrestuar ne fjalë eshte perfaqesues i Koalicionit “Bashkë Fitojme” ku merr pjese dhe Partia e Lirise.

Duke shpresuar dhe besuar ne konsiderimin dhe pranimin e kesaj kerkese ju falenderojme!

Tirane me 03.04.2024

KERKUESIT



Skip to toolbar