Pas vendimit për shtyrjen e zgjedhjeve, Presidenti Meta do të mbajë të hënën një konferencë të jashtëzakonshme për mediat.
Konferenca do të mbahet në orën 08:00, ku presidenti do të flasë më tej për vendimin e ditës së djeshme. Ndërsa opozita protestonte në shesh, Presidenti Meta njoftoi dje shtyrjen e datës së zgjedhjeve vendore. Ky vendim është përshëndetur nga opozita, ndërsa kryeministri Rama Rama e maxhoranca këmbëngulin se data 30 qershor nuk ndryshon.
Dekreti i Metës. Çfarë është presidenti për ju?