Meta kujton rrëzimin e Murit të Berlinit: Të mos kthehen kurrë ato kohë!

AKTUALITET


Presidenti Ilir Meta ka kujtuar të shtunën 30 vjetorin e rrëzimit të Murit të Berlinit ndërsa ka publikuar një video nga fjalimi i famshëm i presidentit amerikan Regan në Berlin në ’87 që i parapriu shembjes së murit.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, Meta shkruan se kjo ngjarje na kujton sot se duhet të ruajmë e të mbrojmë vlerat, për të mos u kthyer më kurrë në ato kohë.

“Rikthimi 30 vjet më parë, i lirisë, shtetit të së drejtës dhe të drejtave të njeriut në gjysmën e shtypur të Europës, na kujton sot se duhet të ruajmë dhe të mbrojmë këto vlera për të mos u kthyer kurrë më në ato kohë!”, shkruan Meta.

Ndërsa në video dëgjohet presidenti Amerikan Regan që i bën thirrje liderit të Bashkimit Sovjetik në atë kohë Gorbachev që të lejojë rrëzimin e murit.

Gjermania kujton sot 30 vjetorin e shembjes së Murit të Berlinit që ndante Gjermaninë në dy shtete me dy regjime të ndryshme.

Rikthimi 30 vjet më parë, i lirisë, shtetit të së drejtës dhe të drejtave të njeriut në gjysmën e shtypur të Europës, na kujton sot se duhet të ruajmë dhe të mbrojmë këto vlera për të mos u kthyer kurrë më në ato kohë!

Gepostet von Ilir Meta am Samstag, 9. November 2019


Skip to toolbar