Meta qesh me zorr: Ka edhe të hënë, të duam njëri tjetrin

Më të fundit


Presidenti Ilir Meta ka zgjedhur që ditën e heshtjes zgjedhore ta shfrytëzojë për një thirrje ndaj qytetarëve që mos të ketë konfrontime gjatë ditës së zgjedhjeve, duke pranuar kështu 30 qershorin pavarësisht se nxori dy dekrete kundër kësaj date, tashmë të njohur dhe nga ndërkombëtarët. Ai ka zgjedhur një mënyrë ndryshe nga gjuha e përditshme për të përcjellë mesazhin e kërkuar, ku kërkon distancim nga aktet e dhunës, që deri më tani janë kryer nga militantë dhe drejtues të opozitës, me qëllim për të prishur procesin zgjedhor. Presidenti u drejtohet qytetarëve, por përmend se ka edhe të hënë pas të dielës, duke dhënë dhe një mesazh të koduar, ndërkohë që vetëm një ditë më herët, kryeministri Rama deklaroi në Real Story të Sokol Ballës se të hënën do të ftonte Bashën në dialog.

Më poshtë postimi i Metës

Të dashur miq!

Kënaqësi t’ju uroj nga lagjja ku banoj një fundjavë sa më të qetë për të gjithë ju, dhe sa më pranë familjeve tuaja e njerëzve të dashur të zemrës.

Po kështu sa më larg zhurmës, tensioneve dhe streseve. Të mos harrojmë se nuk ka vetëm të diel, por edhe të hënë. Dhe përsëri kafen e mëngjesit do e pimë me njëri-tjetrin, me fqinjët tanë dhe miqtë tanë, pavarësisht nga idetë e ndryshme politike.

Të dashur miq! Kënaqësi t'ju uroj nga lagjja ku banoj një fundjavë sa më të qetë për të gjithë ju, dhe sa më pranë…

Gepostet von Ilir Meta am Samstag, 29. Juni 2019


Skip to toolbar