Meta në burg, OSBE: Asnjë koment/ Kreu i misionit: Nuk kemi qëndrim, zbatim i ligjit

AKTUALITET


Delegacioni i OSBE për zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri ka refuzuar të japë një koment për kandidimin e Ilir Metës nga qelia.

Kreu i misionit, ambasadori Lamberto Zanier tha pas takimit me zyrtarët e Partisë së Lirisë, se OSBE nuk mban qëndrim për një rast të tillë, por qëndron për zbatimin e ligjit të papolitizuar.

Ndërsa Sekretari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi shtoi se e ka informuar OSBE për arrestimin dhe burgosjen e kryetarit të tij si dhe kandidimin në listën e hapur të koalicionit me Berishën.

Madje Blushi shtoi se i ka dorëzuar OSBE fakte dhe prova të krimeve elektorale, ndërkohë që fushata nuk ka filluar ende.



Skip to toolbar