Përveç arrestimit të Ilir Metës, masa sigurie janë dhënë edhe për dy persona të tjerë.
Bëhet fjalë për Pirro Xhixhon, i cili është lënë në ‘arrest shtëpie’ dhe Ema Cokun, e cila është lënë në ‘detyrim paraqitje’.
Pirro Xhixho është babai i Erisa Xhixhos, deputete e Partisë së Lirisë.
Xhixho konsiderohet si personazhi që ka ndihmuar për pastrimin e parave.
Çoku konsiderohet si bashkëpunëtore dhe mike e afërt e Metës dhe Kryemadhit.
Ende nuk ka një reagim zyrat nga SPAK për akuzën apo akuzat ndaj Metës.