Meta për “Luftën e Vlorës”: Dëshmoi se ky vend ka zot, fati i këtij vendi i përket vetëm popullit

AKTUALITET


Presidenti Ilir Meta ka marrë pjesë në ceremoninë e përkujtimit të 100 vjetorin e Luftës së Vlorës.

Përmes foltores në sheshin e Flamurit në Vlorë, Meta deklaroi se lufta e Vlorës tregoi se ky vend ka zot dhe zoti i këtij venti janë vetë populli.

“Lufta e Vlorës dëshmoi se ky vend ka zot, dhe zot i këtij vendi është vetë populli. Kujtojmë dhe vlerësojmë diasporën. Një ndër figurat e lavdishme, Fan Noli e bindi SHBA-në të ishte në krah të Shqipërisë. Kur populli i merr në dorë fatet e veta, ato janë të sigurta. Zot i këtij është vetëm populli shqiptar dhe se fati i këtij vendi i përket vetëm këtij populli”, tha ndër të tjera presidenti Meta.



Skip to toolbar