Marrëveshja, Meta ndryshe nga të gjithë: E pamjaftueshme për të garantuar zgjedhje të lira
Ilir Meta, edhe pse e ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes për reformën zgjedhore, duket se nuk është fort i kënaqur.
Ai thotë se kjo marrëveshje nuk është e mjaftueshme për garantimin e zgjedhjeve të lira.
“Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta përgëzon Këshillin Politik për konsensusin e sapoarritur për Reformën Zgjedhore.
Ky është një lajm pozitiv, por jo i mjaftueshëm për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme.
Kultura e konsensusit duhet të vazhdojë edhe për kushtet e tjera për të përshpejtuar çeljen e negociatave. Falenderime edhe partnerëve tanë europianë për durimin e tyre!
Falenderim të veçantë edhe për SHBA dhe Britaninë e Madhe që mbështesin të ardhmen europiane të Shqipërisë”, shkruhet në postimin e zëdhënësit të Presidencës.