Meta, Romeo i Berishës/ E ka mbështetur në distancë, tani do t’i shkojë poshtë ballkonit

Më të fundit


Ilir Metës i ka ardhur momenti për të shkuar tek ballkoni i Sali Berishës.

“Unë jam 24 orë tek rruga e shpresës e në solidaritet te plotë me legjenden e Ballikonit”

Mbështetjen kreu i partisë së lirisë kurrë nuk ia ka kursyer aleatit të tij, në këto kohë të vështira izolimi në shtëpi, por Meta ka vendosur të hedh edhe një hap drej tij.

Ndërsa po përgatit Konventën Kombëtare të vendimeve të mëdha e vendimtare për të ardhmen e Partisë së Lirisë, sic ai thotë, mbrëmjen do e mbyll tek Rruga e Shpresës, ku mblidhen prej fundit të dhjetorit mbështetësit e ish-kryeministrit.

“Do ta nisim në orën 10:00 me “Për ty atdhe” edhe do ta mbyllim pastaj moj serbi murin ta prisha se më thonë Sali Berisha tek Berisha që vdes ti”

Të shtunën Ilir Meta së pari, përmes ndryshimeve statutore do të largojë bashkëshorten Monika Kryemadhi, nga e vetmja strukturë vendimarrëse ku ajo merr pjesë, nga Kryesia e PL-së. Kjo do të ndodh, nëse vetë ajo nuk e surprizon dhe bën lëvizje të mendimit ndryshe, që së bashku me mbështetësit e saj, merr sërish post në PL.

Por vetë Meta synon të kompaktojë partinë e tij, që këto javë ka thënë se është e çorganizuar, kakofonike për shkak të dy shofërëve në drejtim të saj, sic ai citoi në një prej daljeve të tij.

Por përse tani kjo nevojë për ti shkuar poshtë Ballkonit Sali Berishës, i cili prej pothuajse 4 muajsh është në izolim në shtëpi? A është partia e Metës në krizë numrash, edhe për shkak të thellimit të ndarjes mes dy grupimeve në PL?

Rrethanat duket se flasin për një strategji të Metës, për të rritur numrat e mbështetësve të tij.



Skip to toolbar