Meta sulmon Ramën për deklaratat mbi heqjen e taksës ndaj Serbisë: Mos ta provokojë më Haradinajn

AKTUALITET


Presidenti Ilir Meta gjatë konferences së për mediat, ka reaguar edhe lidhur me përgjigjet dhe kundërpërgjigjet mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj për heqjen e taksës ndaj mallrave serbe.

“Nuk është ndonjë situatë e re. E kanë të qartë të gjithë shqiptarë, misioni i tij është mision përçarës. Një nga objektivat kryesorë në interes të organizatave kombëtare është të krijojë probleme në rajon. Ndoqa lojërat e tij, e ka kaluar me kohë kufirin dhe vijën e kuqe, e ka tepruar shumë, po provokon Haradinajn. Gruaja e Bilatit nxitoi të thoshte se kishte të drejtë për heqjen e taksës. Nuk mban mend ça bën, fillon të merret me Ramushin, nuk na nevojë askush në Kosovë.


Të mos e provokojë më Ramush Haradinajn, mund të ketë 500 probleme si politikan, por Haradinaj për të gjithë shqiptarët është një hero i gjallë.

Ndërsa ‘gruaja e Bilalit’ për të gjithë është turpi i turpit dhe të mos merret më me familjen dhe figurën e Haradinajt, se në oborrin e familjes së vet ka gati 40 varre dhe kur del nga shtëpia u thotë mirëmengjes 40 vllezërve dhe kushërinjve që kanë dhënë jetën për pavarësisnë e Kosovës dhe të mos e provokojë me për llogari të shefave në Serbi se mund ta marrë përgjigjen nga Shqipëria. Nuk mund të pranojmë më lojëra të tillë. Udhëheqësit e Kosovës kanë përgjegjësitë e tyre, të bashkëpunojmë me të dhe me aleatët. Nuk kemi detyrë t’i përçajmë ato”, u shpreh Presidenti Meta.




Skip to toolbar