Tashmë fushata elektorale është mbyllur zyrtarisht, ndërsa vendin ja ka lënë heshtjes zgjedhore. Por, “temeperaturat” e larta politike gjatë këtij qershori zgjedhor, i kanë zbutur rrjetet sociale dhe faqe që e kanë shfrytëzuar situatën politike për të prodhuar humor.
Ndërsa Meta është angazhuar të enjten në takime me kryetarët e partive opozitare, (pasi Rama e refuzoi), rrjeti ka shpërthyer në meme, duke postuar foto humoristike në lidhje me këto takime.
Siç duket është kuptuar qartë se këto takime jo vetëm që nuk do ta zgjidhin krizës, siç pretendon Presidenti, por s’do ndryshojnë asgjë, pra janë takime pa asnjë vlerë tani në prag të zgjedhjeve të 30 qershorit.
Këtë mesa duket e di shumë mirë edhe bashkëshortja e presidentit, Monika Kryemadhi e cila nuk i shkoi në takim, por i dërgoi Vasilin. Por në rrjet ka nisur të qarkullojë fotoja e mësipërme ku Monika shfaqet e veshur me kostum mashkulli.