Meta: Unë me Monikën, divorc politik. SPAK? Secili përgjegjës për veten

Më të fundit


Djegia e mandateve ka shkakktuar pasoja të pariparueshme, të paktën në raportin politik, mes çiftit Meta.

Ish-Presideti vijon t’ia përmend publikisht Monika Kryemadhit aktivin e shkurtit të 2019, kur ajo ishte aleatja më e ngushtë e Lulzim Bashës.

“Janë dy cështje të ndara me thikë, i raporti tim politik me zonjën Kryemadhi, i cili nuk ëhstë një raport i cili shkelqën shumë, për hir të së vërtetës për shkak të ndonjë vendimi të marrë prej saj në të kaluarën sic ka qenë ai i djegies së mandateve”

Punët në çiftin Meta-Kryemadhi janë të ndara edhe kur bëhet fjalë për përballje me drejtësinë.

Si Meta ashtu dhe Kryemadhi janë paraqitur në dyert e SPAK, edhe pse për dosje të ndryshme.

Më shpesh Kryemadhi, edhe për shkak se kërkon rikthimin e celularit të saj të sekuestruar, duke ndjekur çdo hallkë ankimuese. Dhe në këtë pikë, përballja e saj do të jetë pa Ilir Metën, që deklaron distancim total.

“Unë mund të them vetëm dicka, se dikur thoja mbaj përgjegjësi për vazjën e vogël, po dhe ajo bëri 19 vjec dhe nuk mbam përgjegjësi për asnjë njeri, për cdo sjellje në raport me ligjin. Sjellja ime në raport me ligjin, e Kushtetutën ka qenë perfekte.”

Në nëntor të vitit të shkuar është hera e fundit kur Ilir Meta është parë duke hyrë në SPAK, i thirrur për dosjen CEZ-DIA.

“Nuk ka patur, nuk ka, e nuk do të ketë asnjë rast të cënimit të ligjit nga Ilir Meta.”

Megjithatë, vetë Meta ka deklaruar se nuk është i shqetësuar për asnjë çështje dhe sulmin e ka drejtuar ndaj Edi Ramës dhe beteja elektorrale me të në 2025-ën.



Skip to toolbar