Meta vijon opozitarin: Tubimi popullor, sapo të normalizohet gjendja

POLITIKË


Presidenti Meta, i cili anuloi tubimin që do të zhvillonte më 8 dhjetor ku ftonte qytetarët që sipas tij të mbronin Kushtetutën, thjeshtë e ka pezulluar kërkesën e tij në një moment të dytë kur vendi t’i rikthyet gjendjes normale pas tragjedisë që la pas tërmeti i 26 nëntorit. I pyetur nga gazetarët për anulimin e tubimit mbarë popullor më 8 dhjetor, Meta la të kuptohet se qëndron fort në rolin e opozitarit dhe jo atij të presidentit, duke thënë se nuk ka hequr dorë nga referendumi dhe tubimi, por do të zhvillohen sapo vendi t’i rikthehet normalitetit.

“Presidenti e mbron kushtetutën çdo ditë por tani është koha për t’u kthyer në normalitet, por tubimi do të thirret kur të kthehet jeta në normalitet si para tërmetit të 26 Nëntorit.”, u shpreh emta gjatë inspektimit që po kryen në Kalanë e Krujës e cila pësoi dëmtime nga tërmeti i 26 Nëntorit.

Gjatë fjalës së tij Meta tha se gjendja e kalasë është shqetësuese për shkak se kemi të bëjmë me një monument të rëndësishëm, që bën pjesë të vlerat kombëtare të vendin tonë.

“Gjendja është shqetësuese për arsye historike, pra ka një histori të lëvizjeve gjeologjike të vetë Krujës por në mënyrë të veçante pas situatës së krijuar pas tërmetit të 26 Nëntorit. Është një monument mjaft i rëndësishëm. Po punohet për të bërë të gjitha vlerësimet në mënyrë që të merren masa për të ruajtur këto vlera që janë edhe krenaria jonë kombëtare”, tha ai



Skip to toolbar