“Metamorfoza”, shtyhet seanca paraprake/ Ja kur pritet të vijojë

AKTUALITET


Shtyhet seanca paraprake për çështjen “Metamorfoza”.

Gazetari i ABC News, Ermal Vija raporton se në seancë ka pasur debate mes palëve për mënyrën se si janë marrë komunikimet në aplikacionin e koduar SKY ECC nga drejtësia shqiptare.

Në seancën paraprake, organi i akuzës ka shpjeguar mënyrën si kanë ardhur këto komunikime në vendin tonë dhe nëse janë marrë në rrugë të ligjshme.

Në seancë, gjykim të shkurtuar ka kërkuar ish prokurori, Xhevahir Lita, Oltion Bistri dhe Asmer Bilali.

Ndërsa biznesmeni Pëllumb Gjoka, përmes avokatëve të tij mbrojtës, ka kërkuar gjykim të zakonshëm bashkë me të pandehurit e tjerë.

Seanca u shty për shkak të mbarimit të orarit zyrtar dhe do të vijojë në datë 8 tetor./abcnews.al



Skip to toolbar