Presidenti i Kroacisë Zoran Milanoviç thotë se Kosova shtet i pavarur është një realitet tashmë dhe që shumë shpejt do të njihet edhe nga ato pak shtete të Bashkimit Europian.
Në një konferencë shtypi nga Kroacia ku priti në takim zyrtar Presidentin Bajram Begaj, Milanoviç tha se Kroacia do të kontribuojë për ecurinë e Kosovës.
“Kosova është një realitet. Numri më i madh i BE dhe vendeve të NATO i kanë pranuar. Vendet që nuk e kanë pranuar po t’i pyesësh përse nuk e kanë pranuar nuk do dinë të përgjigjen.
Do bëjmë çdo gjë që mundemi dhe asnjëherë me synimin e provokimit të Serbisë, por duam t’i bindim që ky është realitet.Realiteti është i tillë që Kosova është pjesë e Europës që në një të ardhme jo të largët do njihet nga të gjitha vendet e BE. Dhe Serbia tani po ndodhet në një pozitë politike skizofrenike.
Nga njëra anë kanë fantazi mbi raportet me Rusinë, ndërsa në anën tjetër pretendojnë të futen në Europë. Kosova është në rrugë të mirë. Në mënyrë aktive do të kontribuojmë sa më shumë që të jetë e mundur”, tha ndër të tjera Presidenti i Kroacisë.