Milo Gjukanoviç, infektohet me koronavirus

CORONAVIRUS


Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviç është diagnostikuar me koronavirus, ka njoftuar të enjten kabineti i tij.

Sipas deklaratës për media, Gjukanoviç ndihet mirë dhe ka simptoma të lehta.

“Në përputhje me masat epidemiologjike, presidenti është futur në vetizolim, prej nga do t’i kryejë detyrat”, është thënë në deklaratë.

Për shkak të kontaktit me një person të infektuar, Gjukanoviç i ka anuluar qysh më herët takimet, përfshirë një me presidentin e Kuvendit të Turqisë, Mustafa Shentop, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Mal të Zi.

Ndryshe, Mali i Zi të enjten ka regjistruar 272 raste të reja me koronavirus, pas testimit të mbi 2,100 mostrave. Aktualisht raste aktive në këtë vend me mbi 600,000 banorë janë mbi 2,000.



Skip to toolbar