Kryeministri Rama do të jetë në Ohër gjatë fundjavës për të vijuar me përgatitjet për krijimin e një ‘Mini shengeni’ ballkanik. Takimi do zhvillohet me 9 dhe 10 nëntor dhe do pasohet nga një konferencë për shtyp.
Të shtunën e 9 nëntorit, kryeministri Rama do të jetë i pranishëm në darkën e shtruar nga presidenti maqedonas Stevo Pendarovski. Samiti për Zbatimin e katër lirive të Bashkimit Europian do zhvillohet të dielën, dhe do të pasohet nga konferenca për shtyp në orën 12:00.
Pak ditë më herët Rama, Vuçiç dhe Zaev zhvilluan një bisedë telefonike në kuadër të dakordimit trepalësh për krijimin e një “mini-shengeni ballkanik”.
“Një bisedë e shkëlqyer me Edi Ramën dhe Zoran Zaevin përpara samitit të rëndësishëm në Ohër më 9 nëntor.”- njofton shkurtimisht Vuçiç në një postim në llogarinë e tij zyrtare në “Instagram”, duke shtuar se biseda me dy partnerët e tij ka qenë e frytshme dhe pozitive.
“Mini Shengeni” ballkanik zhvilloi takimin e parë më 10 tetor, ku në tryezën e përbashkët të diskutimit ishin kryeministri Rama, presidenti serb Vuçiç dhe kryeministri maqedonas Zaev, ku u dardësua për lehtësimin e lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave mes vendeve të Ballkanit.