Ministrat e Jashtëm të BE-së takim urgjent për Libanin

BOTA


Ministrat e Jashtëm të BE-së do të zhvillojnë të hënën bisedime urgjente për të diskutuar situatën në Liban ndërsa Izraeli vazhdon sulmet e tij në të gjithë vendin.

Një zëdhënës tha se shefi i politikës së jashtme të bllokut, Josep Borrell, do të thërrasë një video konferencë për të diskutuar përgjigjen e BE-së ndaj përshkallëzimit të fundit në Liban”, shkruan Al Jazeera.

Deri më tani, blloku 27-vendesh ka luftuar për të folur me një zë për të frenuar dhunën në rajon gjatë vitit të kaluar. Izraeli dhe Hezbollahu, grupi libanez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara – kanë këmbyer zjarr ndërkufitar pothuajse çdo ditë që kur nisi lufta në Gazë më 7 tetor.

Por, bombardimet e 23 shtatorit në Liban deri më tani shënuan përshkallëzimin më të madh, që nga lufta e vitit 2006 mes Izraelit dhe Hezbollahut, grup që mbështetet nga Irani./abcnews.al



Skip to toolbar