Ministri britanik: Talebanët kanë kontrollin, s’do kthehemi në Afganistan

BOTA


Grupi i armatosur taleban ka marrë kontrollin e Afganistanit dhe forcat britanike nuk do të kthehen për t’i luftuar ata, tha ministri i mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar.

“Unë e pranoj që talebanët kanë kontrollin e vendit,” tha Sekretari i Mbrojtjes Ben Wallace për Sky News. “Dua të them, nuk duhet të jesh politolog për të kuptuar se ku jemi këtu, ” shtoi ai.


I pyetur nëse Britania dhe NATO do të ktheheshin në Afganistan, EWallace thotë: “Kjo nuk është në marrëveshje… ne nuk do të kthehemi”.




Skip to toolbar