Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla i ftuar në rubrikën ”Opinion” në News24 ka folur për konsultimet për emrin e ri për ministrin e ri të brendshëm në qeverinë Rama pas dorëheqjes së Sandër Lleshajt.
Balla thotë se emri i tij ka 7 vite tashmë që përmendet, por konfirmon se është Sekretari i Përgjithshëm i PS dhe partia ka një libër rregullash që e pamundëson Sekretarin të marrë detyra ekzekutive.
Për më tepër Balla thekson se do ishte e vështirë që në këtë moment, 4 muaj para zgjedhjeve të largohej nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm i PS.
Ai garanton se PS ka lidershipin e duhur dhe burime të mjaftueshme njerëzore që mund të marrin përgjegjësitë për postin e rëndësishëm të ministrit të Brendshëm.
”Emri im nja 7 vite po njëherë, unë jam sekretar i përgjithshëm i PS. Kemi një libër rregullash që e pamundëson sekreatrint të marrë detyra ekzekutive. Do ishte e vështirë që të largohesha nga sekretar. PS ka burime njerëzore shumë të mira të cilat mund të marrin përsipër dhe do ta marrin përsipër përgjegjësinë e ministrit të brendshëm.
PS ka lidershipin e duhur, ekipin e duhur, dhe programin për të përballuar sfidat që ka Shqipëria sot e në vijim. Zgjedhjet e 25 prillit janë afër, ato do jenë të lira e të ndershme. I bëj thirrje të gjitha partive të heqin dorë nga këto ngjarje, dhe të bëhen gati për fushatën se në zgjedhje do votohet për programin, partinë e kandidatin.”- tha Balla.