Ministria e Arsimit ka vendosur të mbyllë përfundimisht veprimtarinë e tre shkollave private, dy në Tiranë dhe një në Kavajë, ndërkohë që për vitin e ri shkollor ka hapur një kopësht në Dropull.
Burimet zyrtare nga Ministria e Arsimit dhe Sportit bënë me dije se është vendosur mbyllja e dy gjimnazeve, konkretisht gjimnazit “Eurolingua” dhe “Univers Netëork”, të dy me adresë në Tiranë.
Po ashtu është vendosur shkolla mbyllja e shkollës private 9-vjeçare “Visare”, e cila i përket një shoqate me po të njëjtin emër në Kavajë.
Sipas urdhrave përkatës të MAS, të tria këto institucione arsimore private do i “vënë kyçin” shkollave në përfundim të këtij viti shkollor.
Ndërkohë, Ministria e Arsimit ka vendosur që të hapë një kopsht të ri publik në fsahatin Bularat, Bashkia Dropull. Hapja e këtij kopshti ishte propozuar nga Këshilli Bashkiak Dropull që në muajin prill të këtij viti dhe tashmë do të jetë i disponueshëm nga shtatori i këtij viti.