Mbrojtja: Ku duhet të telefononi për ndihmë

AKTUALITET


Ministria e Mbrojtjes ka vënë në dispozicion një numër telefoni për të gjithë ata qytetarë që kanë nevojë për ndihmë pas tërmetit.

“Ministria e Mbrojtjes, përmes Agjencisë për Mbrojtjen Civile i bën me dije se në funksion të informimit të qytetarëve të dëmtuar nga tërmeti, të cilët kanë nevojë për ndihma ushqimore apo veshmbathje, është në dispozicion të tyre numri i posaçëm në Qendra Kombëtare Operacionale +355694110198”, njofton ministria.

Ajo u bën thirrje të gjithë banorëve që të kontaktojnë në këtë numër për të mësuar vendndodhjen e pikës më të afërt për shpërndarjen e ndihmave.



Skip to toolbar