Ministrja kanadeze në Tiranë: Do të forcojmë raportet me Shqipërinë

BOTA


Ministrja e Punëve të Jashtme të Kanadasë Melanie Joly ndodhet në Tiranë në kuadër të një vizite zyrtare. Ditën e Sotme ajo ka takuar Ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme të vendit Olta Xhaçka.

Takimi mes tyre u zhvillua rreth orës 10:00. Në deklaratë për mediat, Xhaçka tha se ministret diskutuan për thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve në fusha të ndryshme.

Diskutuam për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe forcimin e mëtejshëm të tyre në fusha me interes të përbashkët. Vizita e Ministres kanadeze është shprehje e vullnetit për ta zhvilluar në mënyrë intensive bashkëpunimintonë. 35 vite marrëdhënie diplomatike, relatat Shqipëri-Kanada kanë njohur rritje të vazhdueshme. Roli dhe kontributi i Kanadasë në arenën ndërkombëtare është rritur dukshëm”, tha Xhaçka.

Ajo theksoi se homologia Joly ka ndikuar në intensifikimin e këtyre marrëdhënieve duke mundësuar investime kanadeze në Shqipëri.

“Ministrja Joly ka kontribut të dorës së parë në intensifikimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Diskutuam për mundësitë për të rritur praninë dhe investimet kanadeze në Shqipëri, vlerësova rëndësinë e riaktivizimit të Fondit Kanadez për Iniciativat Lokale për të mbështetur programe të ndryshme. Pjesë e diskutimeve edhe Marrëveshja e Sigurimeve Shoqërore ndërmjet Shqipërisë dhe Kanadasë. Shprehëm mbështetjen tonë të palëkundur për sovranitetin e Ukrainës si dhe konstatuam nevojën për të forcuar koordinimin tonë dypalësh, me vendet e njëmendta dhe partnerët tanë në NATO”, shton më tej ministrja.

Së fundmi, Xhaçka deklaroi se qeveria do përkushtohet maksimalisht për forcimin e raporteve me Kanadanë.

Ndërkohë në fjalën e saj ministrja Joly i uroi fat të mbarë Shqipërisë në drejtimin e Këshillit të Siguirimit dhe ritheksoi marrëdhëniet e forta Shqipëri-Kanada. Joly u shpreh se do të nënshkruhet një marrëveshje për mbrojtjen e investimeve kanadeze në vendin tonë.



Skip to toolbar