Minoriteti grek fiton një bashki në Shqipëri

AKTUALITET


Partia Socialiste nuk i fitoi dot të gjitha bashkitë. Partia Mega ka fituar një bashki në zgjedhjet e 30 qershorit.

Nga 61 bashki, 60 i ka fituar Partia Socialiste, ndërsa bashkia e Finiqit do të administrohet nga Kristo Kiço i partisë Mega.

Kristo Kiço kishte përballë kandidatin e pavarur Leonidha Hristo, i cili mori 2160 vota. Kristo Kiço i Mega mori 60.68% të votave duke u shpallur fitues.

Partia Mega është parti e minoritetit etnik grek dhe kryetari i partisë është pikërisht Kristo Kiço.



Skip to toolbar