Analisti Skënder Minxhozi deklaroi se protesta 8 janari ka ndryshuar cilësisht të dyja palët në PD, atë të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe nga ana tjetër Lulzim Bashën dhe përkrahësit e tij.
I ftuar në “Real Story” në ‘News24’ Minxhozi tha se sheh një gabim historik që tashmë ka pasoja të pashërueshme për trupin e PD.
“Berisha e ka nisur me të gjithë kështu. Me Servet Pëllumbin, Nanon, Edi Ramën, Ina Ramën. Më vjen keq që e mësuat këtë me çmim të lartë. Jua them miqësisht, futeni me premisën se gjithçka ka kaluar. kam frikë se 8 janari ju ka ndryshuar cilësisht të dyja palëve. Ju që ishit lart dhe ata të oborrit. Shoh një gabim historik që tashmë ka pasoja të pashërueshme për trupin e PD, që u qysh nga muaji shtator, përveç frazës që u kthye në klishe; nuk votojmë vendimet e Amerikës, s’keni bërë asnjë demarsh për t’u marrë vesh me atë që ishte një palë e re në parti, që mori emrin ‘foltore’. Fatosi thotë; duhet të kishin miratuar vendimet. pati vetëm një demarsh politik, ai i Palokës që tha; eja numërojmë anëtarët në zyrën time. të dyja palët e keni ngulur vështrimin te zyra e kryetarit, ju jeni ;cullak’ vetëm në atë zyrë. Partia tashmë duhet konsideruar në numrin shumës. Ky është problem i madh. Se mohoni dot që aty kishte deputetë, anëtarë, votues. në gjithë territorin ka militantë, që se gjejnë veten te kati i dytë, por te oborri. ashtu si dhe kundër. Më në fund Berisha duhet të dilte nga politika. Ishte shumë vonë e shtuna Sokol. Kishte nisur reaksioni bërthamor. Një njeri që ka një damkë, nga SHBA, është i papranueshëm në këtë derë. Si ka mundësi 4 muaj dhe e çuat punën në 8 janar me shkallë, me zjarrfikëse. Një spektakël makabër. S’e morët vesh që kjo sëmundje nuk shërohet kështu. Nuk shërohet me vetëvrasje.”, tha analisti.