TIRANË- “Zgjedhjet amerikane kanë krijuar një situatë pezullimi mbi të gjithë marrëdhëniet kryesore ndërkombëtare”. Kështu u shpreh analisti Skënder Minxhzoi në studion e emisionit “Real Story” në ABC News.
Lidhur me qëndrimet e Trump mbi luftën në Ukrainë, ku është shprehur se mund ta ndalojë atë, Minxhozi tha se republikani nuk ka treguar se me çfarë kostosh do ta realizojë këtë.
“Problemi është se nuk ka thënë se çfarë mund të bëjë, përveçse mund të japë 20% të territorit të Ukrainës, dhe atë do të bëjë, të thërrasë presidentin e Ukrainës. Ai do të thotë se ukrainasit të pranojnë realitetin e hidhur, që 20% i territorit iku. Evropianët këtë lakojnë gjithë kohës, që Putin nëse merr Ukrainën, ai mund ta vazhdojë procesin e presionit, e ka bërë këtë me Gjeorgjinë”, tha ai.
Më tej Minxhzoi tha se politika izoluese e Donald Trump do ketë pasoja për SHBA.
“Sot në botë ekziston një koalicion që po zgjerohet, që quhet BRICS, që ka 30% të botës dhe ka 1/3 të GDP-së së botës. Këto vende po bisedojnë dhe janë në negociata, për ta hequr dollarin si valutë të shkëmbimit. Izolacionizmi i Trumpit dhe Politika e tij e mbylljes e heq Amerikën potencialisht nga skena, në momentin që skenën po e marrin të tjerët”, tha ai./abcnews.al