Analisti Skënder Minxhozi thotë se lëvizja e studentëve në dhjetor të vitit 1990, ishte spontane dhe e pastër.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Minxhozi u shpreh se ngjarja ishte e madhe për efektin që prodhoi.
Minxhozi shtoi se gjendja në vend nuk mund të mbahej më.
“Sheshi kryesor para mensës së studentëve, ishte me lëndina dhe bar në kohë të thata, u konvertua në shesh të përbaltur. Aty kemi dëgjuar Blendi Gonxhën, Sali Berishën. Nuk ishte flakë kalimtare. Ky është revolucion pa heronj. Unë besoj sot, pas 34 vjetësh mund t’i themi disa gjëra. Kishte spontanitet në fazën si u ndërtua dhe eci përpara. Lëvizja studentore ka qenë spontante dhe e pastër. Gjendja në Shqipëri nuk mund të mbahej më. Ngjarja ishte e madhe për efektin që prodhoi. Ne kemi paradoksin, ndërrimin e sistemit e bëmë pa gjak dhe rotacionin e parë brenda sistemit e bëmë me 3 mijë të vrarë. Këtë paradoks nuk e shpjegon dot askush. Demokracia që lindi, gjënë e parë parë që bëri, futi në burg liderin e opozitës. Na çoi në piramida financiare dhe vodhi zgjedhjet”, theksoi ai./abcnews.al