Minxhozi në ‘Real Story’: “Foltorja” tentoi të shesë dy iluzione në publik, por dështoi

Më të fundit


TIRANË- Analisti Skënder Mnxhozi, i ftuar në “Real Story” me gazetarin Sokol Balla tha se “Foltorja” tentoi t’i shesë opinionin publik dy iluzione të pabesueshme; i pari iluzioni i bashkimit dhe i dyti iluzionin i pjesëmarrjes, në protestën e 20 shkurtit.

“Nuk dinë se kë kanë me vete dhe kë kanë kundër. Këtë javë foltorja tentoi të na shesë dy iluzione. E para, iluzionin e bashkimi me deputetët, që sa vinin në Rinas nga Amerika thonin “rroftë doktori” dhe e dyta iluzionin e forcës me protestës e famshëm të 20 shkurtit, e cila në fakt ishte aq e vogël saqë, sepse unë e mas në raportin se sa e fut në mendime dhe sa e frikëson mazhorancën një protestë e caktuar”, tha ai.

Ai shtoi më tej se një protestë mund të cilësohet e suksesshme kur ajo ka efektin e “frikës” te kundërshtari politik, por kjo ndjenjë shtoi Minxhozi nuk u pa askund në kampin socialist.

“Nuk ishte e tillë që ta frikësonte sadopak Edi Ramën ne atë qetësinë e vet në turnin ndërkombëtar. Këto dy iluzione, që Foltorja u përpoq t’u shiste shqiptarëve e kanë marrë përgjigjen”, tha ai.



Skip to toolbar