Minxhozi: Qeveria ka avantazhin e vet fiziologjik. Aferat janë çështje gjykatash

Më të fundit


Analisti Skënder Minxhozi deklaroi se fakti nëse zgjedhjet u fituan nga PS përmes blerjes së votës, i takon që të flasin vetëm gjykata.

I ftuar në ‘Real Story’ në ‘News24’ Minxhozi tha se qeveria në pushtet ka avantazhet e saj fiziologjike në zgjedhje.

“Ne po bëjmë një debat të përligjur në një moment të gabuar. Po të flasim metaforkisht me data, sot do duhet të ishim më 24 prill dhe jo në 26. Zgjedhjet kanë mbaruar. Këtu jemi. E gjithë ajo trupë ndërkombëtare ka folur dhe sinjalet që vijnë nga Këshilli Europian dhe që prekin enkas problemin e zgjedhjeve, dhe pikat që do të duhet të përmbushte Shqipëria, dhe raporteve paraprake të vëzhguesve, vënë në dukje një dinamikë që nuk ndryshon. Është e vërtetë, ose duhet të jetë, që në Austri, për 2 qendra që mund të kenë ndodhur që janë mbyllur më herët, ku u përmbys rezultati, por është e vërtetë që partitë politike të kenë lista me të dhëna kapirale. Asnjë nga partitë austriake s’ka strukturë të armatosur për ruajtjen e votës, dhe s’ka një president si ky joni. Zgjedhjet janë ato që janë. I vijë asaj datës 24, ne pala që garonte përballë qeverisë, na garantoi se nuk ka asnjë shans që Rama të vjedhë zgjedhjet. Natën e zgjedhjeve kanë ndodhur 2 rrethana që kanë futur opozitën në një logjikë pa kthuim të një humbjeje elektorale. E para ishin exit-pollet.

Atë natë pjesëmarrja e shqiptarëve ishte mbi 49%. Sot pjesëmarrja në zgjedhje është 46. 3%. Është 0.5 pikë poshtë 2017-ës. Roli i shtetit në zgjedhje është, i kujtoj kolegëve, që ky këtu është një chek i dhënë nga presidenti Donald Trump në atë kohë pandemie. Sikur lekët e tërmetit të shkonin në një letër ku thuhej se; lekët ua ka sjelle Edi Rama. Qeveria në zgjedhje ka avantazhin e vetë fiziologjik. Por që të rri tek logjika e 24 prillit, mund të flasin atra që dëmtohen. Në 26 prill është pranuar rezultati dhe flasin gjykatat. Në 25 në darkë Lulzim Basha ka parë nga perëndia dhe ka thënë; “faleminderit’ dhe tha “vullneti i shqiptarëve është në kutitë e votimit”. Zgjedhjet u mbyllën dhe afera e zgjedhjeve është çështe gjykatash. Nëse KAS dhe Kolegji, paditë e opozitës do iu thotë; jo, a do vazhdojë opozita që të thotë se zgjedhjet u vodhën dhe u blenë?!”, tha Minxhozi.



Skip to toolbar