Minxhozi: Rama ju ndryshoi sistemin, hytë si dele në zgjedhje. Salianji: Hetim

Më të fundit


Teksa ditën e sotme u mblodh për herë të parë Komisioni Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit, deputeti i PD-së Ervin Salianji tha se do të bëhet hetim i plotë që përgjegjësit të dalin me emra.

Përballë analistit Skëndër Minxhori, në emisionin ‘Real Story’ në ‘News24’, Salianji tha se PD nuk pretendon për vjedhje të votave gjatë numërimit, por para se ky proces të ndodhte.

Ndërkohë, Minxhozi pohoi se maxhoranca, (Rama) ndryshoi sistemin zgjedhor, që sipas tij PD e pranoi.


Salianji: 
Ne nuk kemi bërë asnjë akuzë që zgjedhjet janë vjedhur në numërim. Ne kemi qenë aty ku u numëruan votat. Nuk kanë ndodhur në numërim. Nuk është në asnjë prej pikave të depozituara. Ne po themi të gjitha elementet e tjerë të formësimit të një partie shtet ku të gjitha institucionet, administrata, i gjithë kontingjenti kriminal, institucionet ligjzbatuese kanë qenë të përfshirë drejtpërdrejtë. Elementë që kanë ndikuar, janë në ligj, dhe janë shkelur. Po bëjmë hetim të plotë që përgjegjësit t’i nxjerrim me emra. Nëse janë përdorur paratë e fondeve nga tërmeti janë përdorur, apo ndihma ekonomike për të blerë varfërinë në këmbim të votës, këto janë elemente që të bëjmë që të vendosim alarmin. Këto janë elemente që duam të nxjerrim. Ajo që propozojmë ne është një aksion parlamentar, siç është vettingu i politikanëve.

Minxhozi: Dua të sqaroj atë frazën qe habiti Salinanjin. Vlen pyetja se; ku ishit ju se pranuat që Rama të prishte paktin? Ju lëvizi sistemin zgjedhor në tavolinë.

Salianji: Nuk kishim instrumentet.

Minxhozi: Ju ndryshoi sistemin zgjedhor dhe hytë në zgjedhje si dele. Ai partneri juaj ka marrë nja 170 mijë vota. Dhe kjo erdhi se nuk maksimalizuat votën dhe në bazë të formulimit të ri, hytë veç e veç dhe jeni aty ku jeni. Ikët nga pushteti lokal, nga parlamenti. Atë komisionin hetimor se kishit të drejtë ta bënit se e kishit hedhur mandatin në lanë. Ju nuk humbët se vetëm Rama ndryshoi formulën por partia ku bëni pjesë, kryetari dhe ish-kryetari ngritën dorën dhe nxorën partinë e dytë jashtë sistemit dhe e nxorën në rrugë. Po e nxore në rrugë, në rrugë do dalësh.

Salianji: Fakti që zoti Minxhozi e pranon se është deformuar vullneti i qytetarëve eshte e mire. Kjo erdhi edhe për shkak të mosdakordësisë së zgjedhjeve të 30 qershorit. 170 mijë vota prodhuan 4 mandate. Nonsensi tjetër logjik është; pse nuk hytë se rrugën e rrugës e provuat! Bërja e të gjitha lëvizjeve të duhura, është për t’i hapur rrugë ndryshimit. Ne se kemi bërë këtë propozim për zhbërjen e ndryshimeve kushtetuese për të marrë apo për të dhënë por për qytetarët. I jemi prioritet reformën zgjedhore, territoriale dhe vettingut të politikave. Ta dijë çdo qytetar se kush është i lidhur me krimin. Këtu e kanë të gjithë dakordësinë. Ne propozojmë që këtë ta bëjë SPAK. Deformimi i zgjedhësve ka qenë në mënyrë masive. Me kemi këto 3 prioritetet që do i depozitojmë shumë shpejt në Kuvend. Brenda kësaj jave do depozitojmë këto dhe më pas nisma të tjera. Elementet e tjerë do i shohim rast pas rasti (Reformë në drejtësi). S’kemi shkuar në atë diskutim. Diskutimi i sotëm është ky që po flasim. E ka zgjidhur kushtetua në çdo rast çështjen e vettingut. Edhe në këtë rast iu kam thënë të vërtetën. Unë nuk i largohem dot këtij diskutimi, sepse nuk ka njëri që është kundër. Mbledhja e disa njerëzve nuk përbën institucion. Statuti e ka të parashikuar mënyrën se si thërritet një Kuvend nga delegatët. Arsyet duhet të jenë të shkruara, nëse kërkohet ndryshimi i statusit, pra kalon në disa instanca. Por ka edhe ndryshime që nuk mund të preken, siç është referendumi që të ndalon të bësh referendum për taksat. Pasi kalon të gjithë etapat partia krijon të gjithë mekanizmat për krijimin e Kuvendit. Kuvendi i PD është një institucion që kalon një etapa të përcaktuara për të quajtur i tillë. Procedura për të shkarkuar kryetarin e partisë duhet të ketë arsye duhet të kalojnë në Këshillin Kombëtar. Duhet ta miratojë kryesia që të mblidhet Kuvendi. Ky është një diskutim; ‘hajde të bëjmë zhurmë kot’.



Skip to toolbar