Minxhozi: Saliu njollos këdo që e kundërshton, arkitekt i dekadës së keqe që na u trashëgua

Më të fundit


Analisti Skënder Minxhozi u shpreh se kreu i PD Sali Berisha, “njollos këdo që e kundërshton”.

Gjatë një intervistë në emisionin “Real Story”në ABC News, Minxhozi komentoi pushimin e procedimit penal ndaj gjyqtares Irena Gjoka, duke thënë se Berisha gjithmonë ka ecur me teknologjinë e vjetër e të hedhurit baltë.

“Kushdo që atakon Berishën duhet të ketë një njollë patjetër dhe këtë doktori e ka pasur në mënyrë të rregullt. Pra edhe atëherë kur i bënin një akuzë publike ai u përgjigjej duke u marrë me autorin. Pra është një njeri që është marrë me jetën e njerëzve. Ata që konsideronte që i kishte përballë edhe i godiste. Nga kultura e viteve ’90 ne na vijnë shumë të këqija dhe Berisha ka qenë një nga arkitektë të asaj dekade të keqe që ne trashëgua. Unë mendoj që është një kartë që vërtet u dogj, por ecet me atë teknologjinë e vjetër hidh baltë se ndoshta në fund diçka qëndron”, tha mes të tjerash ai.



Skip to toolbar