Me sulmin ndaj Turqisë, lufta e nisur 10 ditë më parë duket se do të marrë një tjetër dinamikë.
Koloneli Dedë Pranga tha se situate është e komplikuar dhe se shumë gjëra dalin jashtë skenarit. Më tej.
“Situata është e komplikuar. Të gjithë skenarët janë në lojë. Vendimmarrësit në pjesën politike, sepse ajo ushtarake është vënë në zbatim, do t’u mbetet t’i zbatojnë në mënyrën më të mirë të mundshme. Skenarët e përgatitur më parë mund të mos realizohen 100 për qind në terren, pasi situata ndryshon si pasojë e teknologjisë dhe zhvillimeve në terren. Shumë gjëra dalin jashtë skenarëve. Asnjëri nuk mund të bëjë orakullin. Një gjë është e sigurt: përfshirja e aktorëve të tjerë që ende nuk janë përfshirë do ndodh.”Analisti Skënder Minxhozi tha se SHBA u tërhoq në luftë nga Izraeli dhe se lufta është asimetrike në raportin e shpenzimeve mes vendeve pjesëmarrëse. Sipas tij, SHBA kërkon të ndryshojë regjimin në Iran dhe pjesëmarrja në luftë ishte gabim trashanik.
“Irani është një vend militarist. Nga analizat e bëra është thënë qartë që po duken konturet e një gabimi trashanik nga ana e Amerikës që lejoi të tërhiqet në një luftë asimetrike me Iranin. Kur një predhë 1.5 milionë dollarë eliminon një predhë që ka kushtuar 10 milionë dollarë, është asimetrike. Këtu nuk ka vetëm skenarë. Në luftën 12-ditëshe u tha se programi bërthamor u eliminua. Pas luftës 12-ditore u tha se është gjëja më e përkryer.
Irani ka 9 miliardë dollarë shpenzime ushtarake. Marco Rubio na tregon se mori vesh që izraelitët do godisnin dhe se iranianët do na godisnin ne dhe ndaj ne sulmuam të parët. Të nesërmen u mundua ta ratifikonte dhe t’u thoshte gazetarëve që nuk e dëgjuat mirë. Ishte gafë dhe tregoi se SHBA u tërhoq në luftë nga Izraeli dhe ishte tentativë për ndryshim regjimi që SHBA nuk e pranon sepse shkelet ligji ndërkombëtar.
Skenari real do ishte që në Iran të vendoset demokracia dhe këtë formulë e kemi parë në shumë e shumë konflikte ku Amerika është përfshirë.”
