Kombëtarja do të nisë përgatitjet ditën e hënë, përpara se të udhëtojë drejt Parmës, ku më 22 mars do të luajë miqësoren e parë kundër Kilit.
Tre ditë më pas, kuqezinjtë do të luajnë miqësoren e dytë në Stokholm kundër Suedisë. Këto dy sfida janë shumë të rëndësishme përpara finaleve të Euro 2024, ndërsa do të ndihmojnë Silvinjon për të vendosur mbi lojtarët që do të marrë me vete në Gjermani verën e ardhshme,
Bie në sy rikthimi në skuadër i Rey Manaj, sulmuesit nga Lushnja. Manaj është një emër tepër i përfolur këtë sezon, ku po bën rolin e bomberit në Turqi me skuadrën e tij./h.ll/abcnews.al