Viti i Ri troket edhe në Shqipëri! RealStory.al ju uron një vit të mbarë, plot shpresë dhe begati për shqiptarët dhe Shqipërinë. 2019 ishte një vit i vështirë për Shqipërinë, që nisi me një politikë të trazuar dhe përfundoi me një termet fatkeqësisht tragjik me 51 jetë të marra. Megjithatë të gjithë u ringritëm më të fortë, më të guximshëm dhe më të bashkuar me njëri-tjetrit duke pritur një 2020 më të begatë dhe më të mbarë.
Shqiptarët kremtuan ndërrimin e viteve me të dashurit e tyre, ndërsa një spektakël i vërtet me fishekzjarrë u organizua në qendër nga Bashkia Tiranë. Spektakli i fishekzjarrëve në sheshin “Skënderbej” mblodhi të mëdhenj e të vegjël për të pritur Vitin e Ri 2020 krah njëri-tjetrit nën magjinë shumëngjyrëshe por edhe tingujt e muzikës së bukur shqiptare në koncertin e organizuar nga Bashkia e Tiranës.
Një shfaqje që u shpërnda edhe nga kryeministri Rama duke uruar më shumë shpresë e ambicie për të ardhmen që do të jetë pasqyra e Shqipërisë që duam.
“Tirana feston ardhjen e vitit 2020. Një numër fantastik me shpresë, perspektivë, ambicie për të ardhmen, që patjetër do të jetë pasqyra e Shqipërisë që duam”, shkruan Rama.