Donald Trump sapo ka mbërritur në Shtëpinë e Bardhë me bashkëshorten e tij, Melania Trump. Presidenti i zgjedhur amerikan u takua me Joe dhe Jill Biden, të cilët i uruan mirëseardhjen.
“Mirë se erdhe në shtëpi”, i tha Biden.
Të katërt do të pinë çaj së bashku në Shtëpinë e Bardhë përpara se Trump të bëjë betimin në ndërtesën e Kapitolit.
Takimi i çajit do të zhvillohet me dyer të mbyllura. Tradita e çajit filloi në 1837, me presidentët Martin Van Buren dhe Andrew Jackson.
Në vitin 2021, megjithatë, Trump nuk e priti Biden për çaj, duke thyer këtë traditë mes pretendimeve të vazhdueshme se ai kishte fituar zgjedhjet e 2020.