Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka kujtuar sot 27-vjetorin e ndërhyrjes ushtarake të NATO-s kundër regjimit të Sllobodan Millosheviç që i solli lirinë Kosovës. Në një mesazh të shpërndarë në “X”, Presidenti Begaj thekson se Shqipëria i mbetet mirënjohëse SHBA-ve dhe aleatëve në NATO.
“Sot shënohet 27-vjetori i ndërhyrjes ushtarake të NATO-s kundër regjimit shtypës të Slobodan Millosheviç – një fushatë që përfundoi me sukses, duke i sjellë lirinë Kosovës dhe paqen që gëzojmë sot në mbarë rajonin.
Shqipëria mbetet, sot dhe gjithmonë, thellësisht mirënjohëse ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve të saj në NATO”, deklaron Presidenti Begaj
