“Mirënjohje atyre që ndryshuan rrjedhën e historisë”, Begaj: Përkushtimi për një shoqëri dhe shtet të së drejtës vazhdon

AKTUALITET


“Sot ne mbildheni për të nderuar e atyre kujtimin dhe guximin e atyre që më shumë se një shekull më parë, deklaruan e jetësuan pavarësinë e kombit dhe krijimin e shtetit shqiptar. Në kohë të ndryshime të mëdhash gjeopolitike siç ishte fillim shek 20, në një botë kur pavarësia e një shteti të vogël, dukej sa e parëndësishme, aq edhe e paarritshme, disa udhëheqës vizionarë të drejtuar nga Ismail Qemali nuk iu dorëzuan rrethanave. Krijuan momentin e tyre, tonë, të shtetit të ardhshëm të pavarur shqiptar. Të udhëhequr nga dashuria për atdheun, dhe ndjenja e përkatësisë evropiane, vendosën që Shqipëria të bëhet më vete, e lirë dhe e mosvarur. Në 28 nëntor 1912, kombi shqiptar triumfoi pas shekujsh qëndrese, sot te nëntorët e pafund të lirisë, ne do ti mbetemi mirënjohës atyre burrave dhe grave që guxuan të ndryshojnë rrjedhën e historisë. Ata vendosën gurin e themelit më të rëndësishëm në historinë e vendit. Arkitektët e shtetit tonë të pavarur. Pavarësia 112 vite më parë, ishte realizimi i një ëndrre të hershme të një kombi që diti ti qëndrojë si i tillë shekujve, me harmoninë dhe bashkëjetesën fetare, pasurinë kulturore dhe i paasimiluar. Pavarësia mbetet në cdo nëntor, agimi i ri i ëndrrave dhe simboli më i qartë i vendosshmërisë shqiptare.”



Skip to toolbar