Gazetari Ervin Leka në emisionin “Real Story” në ABC News foli për vrasjen e Pëllumb Metës, nga fëmijët e tij.
Gjatë intervistës në studio, gazetari Leka ka renditur edhe disa nga pistat ku po heton policia.
Motivi duhet të jetë shumë i rëndë pasi kemi një baba të vrarë. Disa pista ishte ato të përdhunimit, por kjo ka rënë poshtë sepse vajzës i është nënshtruar një ekspertizë mjekoligjore dhe nuk është abuzuar seksualisht. Por burime kofindenciale nga grupi hetimor dyshohet një incest që mund të ketë ndodhur në familje, mes Hygerta Metës dhe Hysen Metës. Ky është një zgjerim i pistës së mëparshme që kanë nisur edhe pas kontradiktave të dëshmive të dhëna deri tani.
Sipas policisë së Durrësit diçka ka pasur edhe më herët në atë familje që ka trazuar gjakrat deri në aktin e ndodhur. Përfshirja dhe autorësia e Hysen Metës është vërtetuar me prova. Pasi ka rezultuar se është Hysen Meta ai ka qëlluar në drejtim të të atit”, tha ai.