“Miti se shqiptarët janë problem për anglezët është gënjeshtër”, Starmer me Ramën: Task-Forca për emigracionin funksionoi

AKTUALITET


Kryeministri Edi Rama dhe kryeministri britanik Keir Starmer po japin një konferencë të përbashkët pas takimit që zhvilluan ‘kokë më kokë’.

Rama në fjalën e tij ka folur mbi masat e ndërmarra të qeverisë shqiptare dhe britanike për parandaluar trafikun e paligjshëm.

“Besoj në këtë të dytën kemi bërë progres të jashtëzakonshëm, ku kemi harxhuar shumë sinergji në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Kemi arsye të jemi shumë krenarë për punën që kemi bërë kundër trafikut të paligjshëm dhe përfitoj nga rasti edhe nga të dërguarit e medias, është që kemi shifra shumë të suksesshme që rrëzojnë mitin se shqiptarët janë problem për Britaninë. Në vitin 2024 numri i shqiptarëve që kanë hyrë është disa qindra, ndërkohë kur ne shtyjmë përpara task-forcën pati 12 mijë. Pra, ky miti se shqiptarët janë problem për Britaninë nuk është i vërtetë, edhe pse kjo gënjeshtër ka marrë statusin e së vërtetës. Nga ana tjetër dua të theksoj një shifër, se kur thuhet 1 në 50 shqiptarë janë në burg, ndërkohë është 10 fish më e ulët.”-tha Rama.

Nga ana e tij kryeministri britanik deklaroi se do të thellohet bashkëpunimi mes dy vendeve në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

Keir Starmer tja se task-forca e përbashkët kundër emigracionit të paligjshëm ka funksionuar.

“Njerëzit meritojnë një sistem emigracioni të drejtë. Ju jam mirënjohës ju kryeministër për mbështetjen rreth çështjes së emigrantëve. Ka qenë ulje e konsiderueshme lëvizja e gomoneve. Task forca jonë e përbashkët, kanë përveshur mëngët dhe kanë ecur para, për të frenuar emigracionin e paligjshëm. Ne dëshirojmë që këta të dënuar ta vuajnë dënimin këtu në Shqipëri. Partneriteti ynë shkon përtej.

Shprehem këtu për thellimin e bashkëpunimit mes të dyja vendeve, për të frenuar emigracionin e parregullt. Jam i kënaqur që përpara jush mund të shprehem për bashkëpunimin për shtijen e automjeteve ushtarake. Ky është një moment ku shtetet europiane.

Do të shkoj për të vizituar trupat shqiptare dhe britanike që pop punojnë së bashku. Ne do të vijojmë punë për bashkëpunimin mes trupave, për të ndihmuar Ukrainën në agresionin që po përballet. Me këtë që po bëhet tregojmë se Europa është e bashkuar. Ishte privilegj për mua që kam qenë këtu”, tha Starmer.



Skip to toolbar