Mitsotakis kërkon nga Gjermania dëmshpërblimet e luftës

BOTA


Kryeministri i ri Grek, Kyriakos Mitsotakis ka thënë gjatë një vizite në Berlin se ai shpreson se Gjermania do të pranojë të fillojë negociatat për dëmshpërblimet e luftës, raporton agjencia e lajmeve Associated Press. Pas një takimi me kancelaren gjermane Angela Merkel të enjten, Mitsotakis u tha gazetarëve “shpresojmë se do të ketë një përgjigje pozitive”.

Qeveria e mëparshme Greke dorëzoi një kërkesë zyrtare në prill për të filluar bisedimet për pagimin e dëmshpërblimeve Athina pretendon se Greqia është dëmtuar gjatë dy luftërave botërore.

Merkel nuk e përmendi çështjen në konferencën për shtyp. Gjermania ka thënë më parë se çështja e dëmshpërblimeve të Luftës së Dytë Botërore në Greqi ishte zgjidhur.

Athina vlerëson se mund të kërkojë dëmshpërblime minimale prej 292 miliardë eurosh (323 miliardë dollarë) për pushtimin gjatë Luftës së Dytë Botërore nga ana e Gjermanisë dhe 9.2 miliardë euro (10,19 miliardë dollarë) për Luftën e Parë Botërore.



Skip to toolbar