Mjekësia dhe IA/ Mertenika: Telemjekësia mund të vendosë diagnozën në distancë, Neuralink ‘lidh’ neuronet me njëra- tjetrën

Më të fundit


Inteligjenca Artificiale dhe zhvillimi galopant i teknologjisë kanë sjellë një avancim në mjekësi dhe në diagnostikimin e saktë të patologjive.

Për të folur lidhur me risitë e Inteligjencës Artificiale në mjekësi, Inxhinieri fizikant Ermand Mertenika i ftuar në ‘ Real Story’ u shprej se ka programe softëarike të cilat japin rezultate shumë shpejt.

Sipas tij, telemjekësia vendos diagnozën në distancë dhe pacienti mund të marrë mjekimin në zonat e thella ku mund të jetë pa pasur nevojën të vijë në qendrën spitalore universitare.

Lidhur me Neuralink, inxhinieri u shpreh se është një mikroprocesor me disa fije të imta që lidh neuronet dhe zëvendëson neuronet.

“Sot ke programe software që diagnostikojnë dhe japin rezultate shumë shpejt. Telemjekësia diagnostikon online dhe është shumë e avancuar dhe ndodh në vende me teknologji të lartë. Ne po e shikojmë si në mjekësi, si në IT të ndërthurura bashkë dhe u krijua Starlink. Internet i fuqishëm satelitor. Nëse kemi qendra spitalore universitare në metropole dhe pacientë në zona të thella, sot një ndërthurje e një internetit të fuqishëm me pajisje vendoset diagnozë e shpejtë dhe e saktë. Shqipëria është bërë pjesë e teknologjisë, ka filluar te telemjekësia të diagnostikohen online.

Vendoset një pajsije që mat ritmin kardiak, temperaturën dhe e lidh online, pra mjeku e sheh në qendrën spitalore universitare dhe vendos një diagnozë primare nëse është në një situatë akute emergjente apo të marrë mjekim aty ku është. Roboti nuk vepron në mënyrë autonome. Ne kur kemi qenë të vegjël shihnim filma fantastiko shkencore. Këto filma janë bërë realitet. Duket sikur ka qenë një parashikim ndaj të ardhmes. Diagnozat nxiren shumë shpejt nëse janë në një situatë akute. Neuralinku është një impiant elektronik. Nëse një pacient ka pasur një masë tumorale një glioblastomë dhe ka dëmtuar trurin nëse kjo masë ka bërë nekrozë kalon në paralizë. Neuralinku është një mikroprocesor me disa fije të imta që lidh neuronet me njëra tjetrën. Zëvendësojnë neuronet.”



Skip to toolbar