Mjekët takim në Ministrinë e Shëndetësisë: Kemi pagat më të ulëta në rajon!

AKTUALITET


Bluzat e bardha kanë zhvilluar sot një tjetër takim me ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu. 

Pjesë e diskutimit me ekspertët ka qenë edhe rroga e mjekëve, ku qeveria ka premtuar rritje me 40% të pagave të tyre.

Në një prononcim për mediat, mjeku Gent Stroni tha se mjekët shqiptarë kanë pagesën më të ulët në të gjithë rajonin, ndërsa shtoi se mjekët do të paraqesin nga dita e hënë argumentet e tyre lidhur me rritjen e pagës, nëse do të pranohet 40% apo duhet të jetë më shumë.

“Kemi lënë juristin tonë dhe të ministrisë, që të arrijnë në detaje për draftin përfundimtar. U vendosën disa piketa dhe u la që dita e hënë të jenë nominale emrat e grupeve nga ana jonë për të vazhduar më tej procedurën. Sa i përket pagës ne nuk jemi te 40%, kemi argumentime të tjera, të cilat do duhet të ulemi në një grup pune. Ne jemi vendi me pagesën më të ulët në gjithë rajonin. Ky është një argument, që do duhet parë. Do duhet parë pse 40% dhe jo 41%? Kemi argumentet tona, që do t’i sjellim në grupet e punës. Çdo gjë do duhet të jetë në bazë të argumenteve”, tha Stroni.



Skip to toolbar